10 vjet Park Kombëtar Detar Karaburun-Sazan

Një histori e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së biodiversitetit detar

Një blu e thellë në bregdetin e paprekur, mbetje të anijeve të mbytura Greke, Romake dhe të Luftës së II Botërore, faunë e pasur me alga marine, sfungjere, molusqe, krustace, korale të kuqe, zvarranikë, shkëmbinj të pjerrët, peizazh befasues nënujor, shpella dhe kanione jokonvencionale, livadhe të Posidonias.

Ky është Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan — një ekosistem i pasur në vlera mjedisore, natyrore, kulturore, historike dhe arkeologjike.

I shtrirë përgjatë vijës bregdetare të gadishullit magjik të Karaburunit, ndërsa “përqafon” ishullin mistik te Sazanit, ky xhevahir i Shqipërisë është bërë një destinacion i shumë-kërkuar turistik në Mesdhe.

Image for post
Image for post
Image for post
Image for post
Pamje nënujore dhe panoramike te zones Karaburun-Sazan — Parku i parë Kombëtar Detar në Shqipëri

Si erdhëm deri këtu?

Mbështetur nga PNUD, Qeveria e Shqipërisë ndërmori një vendim historik në 28 Prill, 2010, duke e shpallur zonën Karaburun-Sazan Parkun e parë Kombëtar Detar në vend. Parku mbulon një zonë detare që shtrihet 1.9 km përgjatë vijës bregdetare të Gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit te Sazanit pranë Gjirit të Vlorës. Parku Detar është 16 kilometra i gjatë, duke mbuluar një sipërfaqe te përgjithshme prej 12,428 ha.

Image for post
Image for post
Pamje ajrore të Gjirit të Brisanit — pjesë e PKD Karaburun-Sazan

Me financim nga Fondi Global i Mjedisit dhe Qeveria Italiane, përmes Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, PNUD, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, bashkuan forcat për të zbatuar projektin “Përmirësim, mbulim dhe menaxhim i efektshëm i Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare,” i hartuar për të siguruar mbrojtjen afat-gjatë të biodiversitetit të vecantë detar dhe bregdetar Shqiptar përmes një sërë ndërhyrjesh të qëndrueshme.

Angazhimi i komuniteteve lokale në këtë përpjekje ka qenë i dobishëm që në fillim. Procesi u shoqërua nga një fushatë gjithëpërfshirëse ndërgjegjësimi dhe avokimi të publikut, me fokus studentët, shoqërinë civile dhe pushtetin vendor, për të mbështetur nevojën e ruajtjes së zonës së mbrojtur detare dhe për të promovuar biodiversitetin dhe vlerat e turizmit që gjenden në këtë ekosistem të mirëfilltë.

Që atëherë, PNUD ka vazhduar të mobilizojë partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe ekspertizë për të forcuar menaxhimin e Parkut dhe per të pregatitur një vizion për Parkun dhe shërbimet që ai ofron — duke u kujdesur që të kthehet në një qendër të madhe eko-turistike dhe zhvillimore.

Me kalimin e viteve, zona e parë e Mbrojtur Detare Kombëtare në Shqipëri ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare. Në vitin 2015, Parku u shpall Zone e Mbrojtur Speciale e Rëndësisë Mesdhetare nga Konventa e Barcelones. Aktualisht është pjesë e Rrjetit të Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe (MedPAN).

Duke ndjekur shtigjet e parkut - qofshin ato detare apo tokësore – vizitoret nuk gjejnë vetëm bukuritë e dhuruara nga natyra, siç janë brigjet e larta dhe gjiret e vogla të gadishullit të Karaburunit, shpella 30 metra e thellë e Haxhi Aliut, apo plazhet e virgjëra të Gramës dhe Dafinës. Më tepër se aq, këto janë shtigje historike, të cilat i ndihmojnë njerëzit të lidhen me vende që ndjellin historinë mijëra vjeçare të zonës, duke filluar nga antikiteti, deri në historinë më të fundit të shekullit të 20-të.

Image for post
Image for post
Foto e shkrepur gjatë një prej eksplorimeve me varkë të shpellave të Parkut

Shkrimet antike të gjetura në murin e plazhit te Grames, sipas historianëve, dikur i përkisnin tempullit të fiseve Pellazge, ndërsa Sazani, ishulli më i madh i Shqipërisë, quhej Sason në antikitet. Brigjet e pjerrëta të bllokut shkëmbor që tani janë kthyer në vende të njohura për zhytje, dikur kanë parë qytetërimin të shpaloset – duke i ofruar rreth 75,000 turistëve që vizituan Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan gjatë vitit 2019 jo vetëm bukuri dhe aventura, por edhe një udhëtim nëpër labirinthet e historisë.

Për sa i përket atyre që nuk janë ende në dijeni ose të bindur për të gjitha vendet për tu zbuluar brënda Parkut, faqja zyrtare e tij (www.karaburunsazanmpa.com) ofron një pikënisje të mirë virtuale.

Ruajtja e ekosistemeve të shëndetshëm, produktiv dhe elastik, të cilat lejojnë që biodiversiteti detar i Shqipërisë të rimëkëmbet, duke u siguruar gjithashtu komuniteteve shërbimet e kërkuara, është thelbësore për menaxhimin efektiv të Parkut.

Image for post
Image for post
Image for post
Image for post
Bimësia nënujore në lulëzim dhe delfina që notojnë në sipërfaqe të ujërave të kristaltë janë provë e zhvillimit të qëndrueshëm të ekosistemit të Parkut

Që nga viti 2017, me mbështetjen e qeverisë italiane përmes AICS (Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim), PNUD ka bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të menaxhuar në mënyrë efektive Parkun Detar.

Plani i Menaxhimit të Parkut është mjeti kryesor për ruajtjen e biodiversitetit, për ndërgjegjësimin dhe përmirësimin e edukimit, për trashëgiminë kulturore dhe mirëmbajtjen e peizazhit, për mbështetjen ndaj komuniteteve lokale dhe për përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Kapacitetet e patrullimit dhe monitorimit të Parkut - dhe për pasojë shëndeti i vetë ekosistemit - arrihet edhe nga bovat e ankorimit dhe sinjalizimit që janë instaluar dhe vendosur në kufijtë e parkut.

Image for post
Image for post
Bova ankoruese te vendosura ne Park

Frytet e këtyre aktiviteteve janë të dukshme në shumë ndërhyrje - siç është Qendra e Rehabilitimit të Breshkave të Detit, e vendosur afër Qendrës së Vizitorëve në Radhimë, e cila ndihmon në trajtimin dhe lëshimin e një numri të konsiderueshëm breshkash deti.

Image for post
Image for post
Image for post
Image for post
Breshka e Detit — simbol i biodiversitetit të rigjeneruar të Parkut

Qendra e Vizitorëve në Radhimë ka përfituar nga ndihma e të rinjve te zonës dhe studentëve, të cilët përveç marrjes së njohurive për biodiversitetin detar nga vetë burimi, gjithashtu ndihmojnë në informimin e turistëve, promovimin e atraksioneve të Parkut Detar dhe në mbledhjen dhe regjistrimin e të dhënave për turizmin.

Qendra e Vizitorëve, ngritur në vitin 2017 me mbështetje të UNDP, është hyrja për në Park

OBQ-të lokale dhe OJQ-të gjithashtu kanë marrë pjesë në një sërë aksionesh dhe aktivitetesh të cilat synojnë të nxjerrin në pah vitalitetin e parkut në kuadrin më të gjërë të biodiversitetit kompleks të Shqipërisë.

Tepër natyralisht, kjo bukuri mahnitëse ka tërhequr njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj në Gjirin e Vlorës. Numri i turistëve është rritur shume gjatë viteve të fundit. Restorantet, baret dhe hotelet kanë pasur shume mundësi dhe kanë mbirë përreth zonës. Një rrezik i ri ishte mënyra e riciklimit te vajrave të gatimit të krijuara kryesisht nga restorantet. Me mbështetjen e PNUD, një iniciativë riciklimi u përdor për të mbajtur vajin e përdorur të gatimit (VPG) jashtë detit.

36 specie detare të rëndësishme në rang ndërkombëtar strehohen në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan falë përpjekjeve të ndërmarra nga një numër aktorësh vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar

Restorantet, hotelet dhe bizneset përgjatë Gjirit të Vlorës u inkurajuan të riciklojnë vajrat e tyre të përdorura për gatim dhe shishet plastike. Si nxitje, restoranteve iu dha një litër vaj gatimi për çdo 15 litra të ricikluara.

Kjo iniciativë mblodhi rreth 42 operatorë ekonomikë dhe dërgoi një total prej 4200 kg VPG në objektet e specializuara të riciklimit, duke e bërë atë një nga masat menaxhuese më të mirë-integruara që synojnë të zbusin ndikimin njerëzor në ekosistem.

Pastrimi i shtratit të detit brenda ZMD të Karaburun-Sazanit ishte një aktivitet tjetër domethënës, i cili përmirësoi më tej praktikat e administrimit të mbetjeve - më specifikisht, 54 goma kamionësh të vjetër u mblodhën nga deti, përveç mbeturinave të tjera të ngurta, dhe u hodhën në zonat e përcaktuara të Qarkut Vlorë.

Image for post
Image for post
Vullnetarë të rinj në Vlorë duke pastruar Parkun Detar

Për të ndjekur zbatimin e të gjithë planeve menaxhuese, Komiteti i Menaxhimit te Parkut Detar Karaburun — Sazan u ngrit në Mars 2019 si një organ ndër-sektorial, bazuar në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Këtë verë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në Shqipëri. Dhe kur të shkoni në Vlorë, konsiderojeni të vizitoni Parkun mahnitës Detar Karaburun-Sazan. Për t’ju keshilluar mbi vendet per tu vizituar, bëni një ndalesë tek Qendra e Vizitorëve në Radhimë. Do gjeni profesioniste që do ju informojnë rreth vendeve që mund të vizitoni — dhe jo thjesht sepse është puna e tyre, por sepse ata e duan Parkun Detar dhe kjo ndjenjë shkon përtej detyrës qe kane.

Video 360 gradë me pamje nënujore nga ZMD Karaburun-Sazan dhe Shpella e Haxhi Alisë

Written by

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store