#EU4Schools: një arsim cilësor për brezat e sotëm dhe të ardhshëm

EUR 65 milion, pjesë e ndihmës së BE-së për rindërtimin

UNDP albania
4 min readNov 22, 2020

“Jam shume e lumtur. Shkolla e re, të cilën e kemi dashur aq shumë dhe përpara tërmetit, më në fund po bëhet realitet. Eshtë pikërisht ashtu sic e mendonim. Do të ketë një bibliotekë të re, një palestër dhe një sallë për teatër. Duket sikur ‘shkolla jonë e ëndrrave’ po merr formë,” thotë Mirela, një nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Korb Muça” në Qerekë, Bashkia Krujë.

Mirela dhe Ana janë dy nxënëse të shkollës 9-vjecare “Korb Muca” në klasën e 8-të, gjithashtu pjesë e Qeverisë së Nxënësve dhe anëtare aktive të procesit të konsultimit që i dha formë shkollës së re

Shkolla e re do të ketë ngrohje qendrore, klasa të mëdha plot diell, akses të plotë për nxënësit me aftësi të veçanta, laboratorë shkencorë të pajisur me mjete didaktike dhe do të jetë më afër qendrës së fshatit Qerekë. Kjo shkollë, me këto standarde, vërtetë i tejkalon pritshmëritë tona. Mjediset sportive dhe biblioteka e shkollës do t’i shërbejnë gjithashtu komunitetit të Qerekës. Shkolla jo vetëm që do e gjallërojë jetën në fshat, por gjithashtu do të jetë për banorët një pronë e çmuar, që do t’i shërbejë dhe brezave të ardhshëm,” tha drejtori i shkollës Z. Shira.

Drejtori i Shkollës 9-vjecare ‘Korb Muca’

Shkolla do të ketë gjithashtu një bibliotekë dhe laboratorë modernë të pajisur me mjete mësimore, të cilat do të sigurojnë një proces efikas të procesit të mësimit. Kjo do të sjellë një ndryshim në mësimdhënie: përmes eksperimenteve ne do të jemi në gjendje të nxisim mendimin kritik dhe t’i ndihmojmë studentët të fitojnë aftësi praktike. Studentët do të jenë më të motivuar për të mësuar, ” tha Egla, mësuese në këtë shkollë.

Egla, mësuese, ka qenë pjesë e stafit pedagogjik të Shkollës 9-vjecare ‘Korb Muca’ prej 8 vitesh

“Tani, ne nuk kemi nevojë të shpenzojmë para shtesë për të siguruar transportin e fëmijëve për në shkollë — ata do të jenë të sigurt dhe do të mund të studiojnë afër shtëpisë,” tha Agimi, një prind.

Agimi, prind edhe pjesëtar i komunitetit që do të përfitoi nga rindërtimi i shkollës

“Ne po punojmë me përkushtim të madh e me gjithë zemër, pasi jemi të bindur se përpjekjet tona do t’i ofrojnë fëmijëve të kësaj zone një arsimim më të mirë,” thotë një inxhinier, pjesë e ekipit të ndërtimit të shkollës.

Këto janë vetëm disa nga zërat e komunitetit të banorëve të Qerekës, i cili u prek rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë, duke lënë pas shkatërrim dhe dëshpërim në këtë fshat të vogël, si dhe pjesë të tjera të vendit. Dëmet që pësoi shkolla i kanë detyruar nxënësit të shkojnë në shkolla të improvizuara, të vendosura larg fshatit tyre.

Puna tashmë ka filluar në territorin e shkollës

Shkolla e vjetër e shkatërruar nga tërmeti ishte ndërtuar në kazermat e vjetra të një ish-reparti ushtarak dhe nuk plotësonte kushtet e nevojshme për shkollimin e nxënësve. Shiu e përmbyste shpresh hyrjen e shkollës dhe nxënësit mund të kalonin vetëm duke ecur mbi një shteg të improvizuar me zhavorr, që e patën ngritur prindërit.

Ndërtesa e vjetër e shkollës përmbytej sa herë që binte shi

Shkolla e re, ku mësojnë 180 nxënës dhe 30 fëmijë kopshti, po ndërtohet në një hapësirë të bukur prej 8000 m2, mes gjelbërimit dhe pemëve, të ofruar nga pushteti vendor. Shkolla 9-vjeçare “Korb Muça” dhe Kopshti në Qereke është një nga 58 objektet arsimore të cilat do të rindërtohen ose riparohen si pjesë e Programit EU4Schools, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD, që gjithashtu ka kontribuar financiarisht tek Programi.

Puna gjithshtu po vazhdon tek Kopshti ‘1 Qershori’ dhe Shkolla e Mesme Teknologjike ‘Hysen Cela,’ në Bashkinë Durrës

20,000 fëmijë shkollash dhe kopshtesh do të përfitojnë nga institucionet arsimore të rinovuara. 440.000 pjesëtar të komunitetit do të përfitojnë gjithashtu nga kjo ndërhyrje. Institucionet arsimore do të ndërtohen duke kombinuar qasjet #BuildBackBetter dhe #BuildBetterTogether, të cilat ofrojnë një mundësi unike për të përfshirë përfituesit në procesin e rindërtimit. Shkollat ​​e reja do të riparohen dhe ndërtohen sipas standardeve më të mira evropiane të sigurisë në linjë me Eurokodin 8, emetimit të ulët të karbonit, energjisë së rinovueshme, duke përfshirë dhe ngrohjen qendrore, ndriçimit, aksesit për nxënësit me aftësi të veçanta, dhe hapësirave të gjelbërta.

Shkollat ​​e reja do të riparohen dhe ndërtohen sipas standardeve më të mira evropiane të sigurisë në linjë me Eurokodin 8, emetimit të ulët të karbonit, energjisë së rinovueshme, duke përfshirë dhe ngrohjen qendrore, ndriçimit, aksesit për nxënësit me aftësi të veçanta, dhe hapësirave të gjelbërta.

700 pjesëtarë të këtyre komuniteteve kanë marrë pjesë në mbi 22 sesione konsultative ku kanë diskutuar modelet e propozuara për rehabilitimin e shkollave, duke shprehur shqetësimet, dëshirat dhe nevojat e tyre lidhur me këtë proces.

700 pjesëtarë të këtyre komuniteteve kanë marrë pjesë në mbi 22 sesione konsultative ku kanë diskutuar modelet e propozuara për rehabilitimin e shkollave.

Puna behet më cilësore kur komunitetet thonë fjalën e tyre.

--

--