Ndihmë Ligjore Falas në shërbim të atyre që rrezikojnë të mbeten pas

Jo çdo histori njerëzore fillon lumtur, por shumë prej tyre mund të kenë një fund të bukur nën konsultimin dhe ndihmën e duhur.

Një foshnje u regjistrua me mbiemrin e nënës në zyrën e Gjëndjes Civile të Dibrës. Nëna e saj, Fatimja, ishte e sëmurë rënde— e paralizuar dhe me probleme aq serioze me kujtesën sa e kishte të pamundur të kujdesej për vajzën e saj. I ati, Dritani, iku në Greqi sapo ajo kishte lindur, duke lënë gjyshen të kujdeset për të derisa ajo ndërroi jetë, kur vajza ishte dy vjeç. Ishte daja e saj, Qazimi, dhe bashkëshortja e tij, të cilët e morën vajzën nën kujdestari. Pasi kishin dëgjuar për Zyrën e Ndihmës Ligjore Falas në Dibër, ata u drejtuan atje për ndihmë që të merrnin kujdestarinë e plotë të vajzës.

Gjatë një seance këshillimi ne Qëndrën e Ndihmës Ligjore Falas në Fier
Regjistrimi i lindes eshte nje nga rastet kyesore te trajtuara nga Qendrat e Ndihmes Ligjore Falas

Ka nje nevoje te madhe për drejtësi në Shqiperi

Kërkesa për drejtësi në Shqipëri ka qenë gjithmonë e lartë. Gjetjet e Anketës për Qasjen në Drejtësi në Shqipëri, e zhvilluar me mbështetjen e UNDP, treguan se 48.7% nga 1785 persona të anketuar kishin probleme juridike në pesë vitet e fundit dhe se këto probleme mbetën të pazgjidhura për shkak edhe të mungesës së ndërgjegjësimit në shoqëri.

Kërkesa për drejtësi është e lartë veçanërisht mes anëtarëve të grupeve në disavantazh
UNDP deri më tani ka asistuar deri në 616 njerëz që të kenë akses të pandërprerë dhe të barabartë në shërbimet e ndihmës ligjore falas

Rezultatet në shifra

Gjatë vitit 2017–2018, tre Qendra të Ndihmës Ligjore Falas në Durrës, Fier dhe Lezhe që u pilotuan dhe u krijuan me mbështetjen e UNDP, në partneritet të ngushtë me OJQ-të dhe Gjykatat e Rretheve, ofruan shërbime parësore dhe dytësore të Ndihmës Ligjore Falas per 1500 individë ne nevoje-685 femra dhe 773 meshkuj, ndërsa gjatë vitit 2018–19, UNDP mbështeti zgjerimin e qëndrave të ndihmës ligjore falas në Gykatat e Rretheve të Shkodrës dhe Peshkopisë, duke ndihmuar deri në fund të 2019 rreth 951 persona ne nevoje— 428 femra dhe 523 meshkuj — përmes shërbimeve falas të ndihmës ligjore parësore dhe dytësore të ofruara nga organizata të specializuara të shoqërisë civile dhe gjykatave të rretheve.

Nje familje Rome e cila perfitoi ndihme ligjore falas ne bashkine Diber

E drejta për drejtësi: një prioritet dhe gjatë pandemisë së COVID- 19

Duke e konsideruar drejtësinë një “shërbim thelbësor,” gjatë periudhës së karantinimit të shkaktuar nga pandemia COVID- 19, UNDP mbështeti teknikisht pesë qendrat në ofrimin e shërbimeve ligjore të pandërprera per komunitetet ne nevoje duke përdorur teknollogjine digjitale, telekomunikim dhe mediat sociale për të siguruar nje të drejtë njerëzore themelore, sic është ndihma ligjore dhe aksesi ne drejtësi.

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store