Ndihmë Ligjore Falas në shërbim të atyre që rrezikojnë të mbeten pas

Jo çdo histori njerëzore fillon lumtur, por shumë prej tyre mund të kenë një fund të bukur nën konsultimin dhe ndihmën e duhur.

UNDP albania
6 min readJun 2, 2020

Një foshnje u regjistrua me mbiemrin e nënës në zyrën e Gjëndjes Civile të Dibrës. Nëna e saj, Fatimja, ishte e sëmurë rënde— e paralizuar dhe me probleme aq serioze me kujtesën sa e kishte të pamundur të kujdesej për vajzën e saj. I ati, Dritani, iku në Greqi sapo ajo kishte lindur, duke lënë gjyshen të kujdeset për të derisa ajo ndërroi jetë, kur vajza ishte dy vjeç. Ishte daja e saj, Qazimi, dhe bashkëshortja e tij, të cilët e morën vajzën nën kujdestari. Pasi kishin dëgjuar për Zyrën e Ndihmës Ligjore Falas në Dibër, ata u drejtuan atje për ndihmë që të merrnin kujdestarinë e plotë të vajzës.

Gjatë një seance këshillimi ne Qëndrën e Ndihmës Ligjore Falas në Fier

Avokatët e zyrës vlerësuan nëse vajza gëzonte kushte të rehatshme jetese dhe ngrohtësi mes familjes së dajës vetë dhe, pasi shqyrtuan dhe verifikuan provat, dolën në përfundimin se daja i vajzës dhe bashkëshortja e tij kanë burime të mjaftueshme për t’i siguruar vajzës një mjedis të dashur dhe të sigurt socio-ekonomik.

Zyra e Punës e bashkisë gjithashtu i ofroi çiftit punësim shtesë, në mënyrë që familja të ketë të ardhura te mjaftueshme për shkollimin e pandërprerë të vajzës.

Në Bashkinë Lezhë, historia e dashurisë midis dy pjesëtarëve të komunitetit Rom — Lules dhe Dorianit — solli një foshnje në jetë. Varësia fillestare e nënës ndaj alkolit u kthye në varësi ndaj drogës pas lindjes. Ajo e braktisi vajzën e saj. I ati, nga ana tjetër, i cili kishte dosje penale, u dënua me 4 vite burg.

E braktisur nga prindërit, foshnja kaloi nën kujdestarinë e gjyshes së saj, Sadijes. Megjithatë, situata e vështirë ekonomike e gjyshes e detyroi atë që t’i kërkojë gjykatës së rrethit të kalojë kujdestarinë në Shtëpinë e Fëmijëve. Gjykata e pranoi kerkesen duke menduar për interesin e fëmijës.

Gjatë periudhës tre-mujore që ishin të ndara, Sadija mbajti kontakt dhe u mundua të gjente një punë stabël për të fituar përsëri kujdestarinë e mbesës së saj. Me qëllim për të siguruar kushte të mira ekonomike për mbesën e saj, Qëndra e Ndihmës Ligjore Falas në Lezhë e ndihmoi Sadijen të fillojë procedurën gjygjësore që do e ribashkojë me mbesën. Avokatët e zyrës po e ndihmojnë pasi vlerësuan se është kujdestarja më e përshtatshme për fëmijën.

Këto janë vetëm dy nga 616 njerëz të cilët UNDP ka mbështetur me ndihmë ligjore të pandërprerë dhe të barabartë falas, si një e drejtë themelore e njeriut.

Regjistrimi i lindes eshte nje nga rastet kyesore te trajtuara nga Qendrat e Ndihmes Ligjore Falas

Ka nje nevoje te madhe për drejtësi në Shqiperi

Kërkesa për drejtësi në Shqipëri ka qenë gjithmonë e lartë. Gjetjet e Anketës për Qasjen në Drejtësi në Shqipëri, e zhvilluar me mbështetjen e UNDP, treguan se 48.7% nga 1785 persona të anketuar kishin probleme juridike në pesë vitet e fundit dhe se këto probleme mbetën të pazgjidhura për shkak edhe të mungesës së ndërgjegjësimit në shoqëri.

Anketa zbuloi se kjo ishte veçanërisht e vërtetë për anëtarët e grupeve në disavantazh, përfshirë të varfërit, ata me një nivel të ulët arsimor, komunitetin Rom, anëtarët e komunitetit LGBTI, viktimat e dhunës në familje, etj. Studimi tregoi gjithashtu se të anketuarit kishin një nivel relativisht të ulët ndërgjegjësimi për të drejtat e tyre: më shumë se një e katërta e të anketuarve nuk mund të emëronin një të drejtë ose liri të tyren kushtetuese.

Kërkesa për drejtësi është e lartë veçanërisht mes anëtarëve të grupeve në disavantazh

Në këtë kontekst — që nga 2017 e në vazhdim — UNDP ka mbështetur ngritjen e Qëndrave të Ndihmës Juridike Falas në mjediset e 6 gjykatave të rretheve — në Tiranë, Durrës, Lezhë, Peshkopi dhe Shkodër. Dy qëndrat e ngritura në Peshkopi dhe Shkodër me fondet e UNDP dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë plotësisht operacionale.

Tre qëndrat në Fier, Lezhë dhe Durrës u rigjallëruan në fund të 2019 me mbështetjen e UNDP, në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatat e Rrethit dhe Organizata të specializuara të Shoqërisë Civile, me fonde të Agjencisë Austriake për Zhvillim. Projekti “Zgjerimi i Shërbimeve të Ndihmës Ligjore Falas” (EFLAS), filloi zbatimin në vitin 2019 dhe synon të përmirësojë aksesin e qytetarëve vulnerabël ndaj drejtësisë duke zgjeruar ndihmën ligjore falas në disa rrethe dhe të ndërtojë themele të forta për sistemin e ri të Ndihmës Ligjore Falas të krijuar kohët e fundit në Shqipëri.

Projekti ka për qëllim të ndihmojë grupe të margjinalizuara, sic janë gratë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit Rom/Egjiptian, persona LGBTI, migrantë dhe njerëz që jetojnë ne ose nën kufirin e varfërisë. Ai ofron shërbime të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në partneritet me organizatat e shoqërisë civile të specializuara në ofrimin e ndihmës ligjore falas.

UNDP deri më tani ka asistuar deri në 616 njerëz që të kenë akses të pandërprerë dhe të barabartë në shërbimet e ndihmës ligjore falas

Rezultatet në shifra

Gjatë vitit 2017–2018, tre Qendra të Ndihmës Ligjore Falas në Durrës, Fier dhe Lezhe që u pilotuan dhe u krijuan me mbështetjen e UNDP, në partneritet të ngushtë me OJQ-të dhe Gjykatat e Rretheve, ofruan shërbime parësore dhe dytësore të Ndihmës Ligjore Falas per 1500 individë ne nevoje-685 femra dhe 773 meshkuj, ndërsa gjatë vitit 2018–19, UNDP mbështeti zgjerimin e qëndrave të ndihmës ligjore falas në Gykatat e Rretheve të Shkodrës dhe Peshkopisë, duke ndihmuar deri në fund të 2019 rreth 951 persona ne nevoje— 428 femra dhe 523 meshkuj — përmes shërbimeve falas të ndihmës ligjore parësore dhe dytësore të ofruara nga organizata të specializuara të shoqërisë civile dhe gjykatave të rretheve.

Këto shifra treguan qartë kërkesën dhe nevojen e madhe qe grupet ne nevoje kanë për këtë shërbim thelbësor, ndaj UNDP me partneret vendosi te vazhdoje investimet drejt mbështetjes të rigjallërimit të qëndrave të ndihmës ligjore falas në gjykatat e rretheve Fier, Lezhë dhe Durrës.

Rastet e trajtuara nga Qendrat e Ndihmes Ligjore kanë qenë divorci, urdhrat e mbrojtjes, regjistrimet e lindjeve, përfitimet nga divorcet, përfitimet e pensionit, mosmarrëveshje të punës, ligji penal i emigracionit, mbeshtetje sociale, rastet e trashëgimisë dhe mosmarrëveshjet mbi pronat, nga të cilat kanë përfituar një numër i konsiderueshëm grash dhe vajzash.

88 viktima të dhunës në familje dhe abuzimeve të tjera me bazë gjinore kanë përfituar nga ndihma ligjore falas.

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2020, 616 persona përfituan nga shërbimet e ndihmës ligjore falas në pesë qendra.

Nje familje Rome e cila perfitoi ndihme ligjore falas ne bashkine Diber

E drejta për drejtësi: një prioritet dhe gjatë pandemisë së COVID- 19

Duke e konsideruar drejtësinë një “shërbim thelbësor,” gjatë periudhës së karantinimit të shkaktuar nga pandemia COVID- 19, UNDP mbështeti teknikisht pesë qendrat në ofrimin e shërbimeve ligjore të pandërprera per komunitetet ne nevoje duke përdorur teknollogjine digjitale, telekomunikim dhe mediat sociale për të siguruar nje të drejtë njerëzore themelore, sic është ndihma ligjore dhe aksesi ne drejtësi.

15 viktimave të dhunës në familje u është dhënë ndihmë ligjore falas. Edhe pse gjykatat nuk kanë qenë funksionale, qëndrat e ndihmës ligjore vazhduan të ofrojnë ndihmë falas në mënyrë që këshillimi të mos ndërpritej.

Nëse pandemia ka bërë një gjë të qartë, është se respekti ndaj të drejtave njerëzore të komuniteteve te margjinalizuara dhe nevoja për t’u siguruar atyre qasje në drejtësi nuk duhet të nënvlerësohet në kohë krize, por përkundrazi, të jetë më shumë në qendër të vëmendjes.

--

--