Nga Lezha në Kurbin, të rinjtë sfidojnë vështirësitë dhe ia dalin

UNDP albania
4 min readAug 15, 2024

--

E.L. eshte një djalë 10-vjeçar nga një fshat i Lezhës. Ai është një nxënës i shkëlqyer pavarësisht sfidave të mëdha shëndetësore që ai përballet. Ai është diagnostikuar me “paralizë cerebrale spastike” dhe epilepsi sekondare.

Me një buzëqeshje të ndritshme dhe ëndrra të mëdha, ai u paraqit në Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin“ Lezhë, në maj të këtij viti, për të marrë shërbimin e fizioterapisë. Diagnoza e tij kishte nevojë për përmirësimin e levizshmërisë, shërbim të cilin ai nuk e kishte të mundur në fshatin ku jeton dhe as burimet finnaciare ër të marrë shërbim në klinika private të ës.

E.L. gjatë seancave në qendër

Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” në Lezhë i erdhi në ndihmë. Ata i mundësuan transportin transportin për ta lehtësuar këtë proces.

“10 vjeçari merr shërbimin e fizioterapisë tre herë në javë dhe falë terapisë, ka bërë përparime të dukshme në ecurinë e tij që dallohet lehtesisht nga menyra se si ka filluar të hedhë hapat” — thotë fizioterapeutja e Qendrës.

Që nga qershori, ai gjithashtu ndjek programin pas-shkollor të Qendrës, ku vjen çdo ditë me shumë dëshirë dhe angazhohet aktivisht në çdo aktivitet.

Problemi shëndetësor që ka nuk e ka penguar që të shoqërohet me bashkëmoshatarët e tij, të luajë futboll, basketboll apo çfarëdo loje tjetër që kërkon angazhim fizik duke u bërë një shembull i vullnetit dhe vendosmërisë.

Në fund të çdo dite, E.L. shprehet falenderues për çdo shërbim që merr, ndërsa numëron orët deri ditën tjetër që të rikthehet sërish pranë shokëve dhe shoqeve në Qendër.

“Ky është një shembull i shkëlqyer se si angazhimi dhe përkushtimi në aktivitete dhe shërbime të specializuara mund të ndihmojnë një të ri të zhvillojë aftësi të rëndësishme dhe të ndjehet pjesë e një komuniteti mbështetës”- thotë Edlira Papavangjeli, Manaxhere e programit ICR, UNDP Shqipëri.

#####

Dajana është një vajzë energjike dhe e përkushtuar 16-vjeçare nga qyteti i Laçit.

Që nga hapja e Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin” në Kurbin, Dajana është bërë një pjesë e grupeve të të rinjve të Qendrës. Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe aktivitete të ndryshme që Qendra ka zhvilluar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e saj duke mësuar të bashkëpunojë, të shprehet më mirëdhe të jetë pjesë aktive e komunitetit.

Dajana angazhohet ne aktivitete të ndryshme në qendër

“Përveç nismave që kanë të bëjnë me çështjet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, Dajana është përfshirë edhe në fushatën ndërgjegjësuese për çështjen mjedisore. Përmes këtij angazhimi, ajo ka mësuar për sfidat mjedisore me të cilat përballet komuniteti i saj dhe mënyrat praktike për të kontribuar në zgjidhjen e tyre, duke e ndihmuar atë të eksplorojë dhe të zhvillojë anën e saj krijuese. .

Këtë vit ajo u bë pjesë edhe e Kampit Veror, ku është përfshirë në aktivitetet e zhvilluara. Këto aktivitete e kanë ndihmuar atë të zhvillojë aftësi të rëndësishme si puna në grup dhe të folurit në publik.Kjo gjë e ka bërë atë të ndihet më e integruar dhe më e përfshirë në komunitet.

Histori të tilla nga Qendrat “Fuqizojmë Komunitetin” në Bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin, janë të shumta.

Tregojnë se si mbështetja e duhur mund të transformojë jetën e fëmijëve dhe të rinjve.

Ata kanë lënë pas momentet e tyre të vështira me të cilat jeta i ka sfiduar, dhe sot mbështesin bashkëmoshatarët e tyre që përfitojnë nga shërbimet porfesionale dhe dinjitoze që ofrohen në qendër. Ata janë “zëri i këtyre shërbimeve” dhe advokues për çështjet që i shqetësojnë, si mbrotja e mjedisit, të drejtat e grave dhe vajzave, lufta kundër mendësive patriarkale dhe dhunës në familje etj.

Programi ICR adreson përmes një qasje multidisiplinare nxitësit e përjashtimit, margjinalizimit, diskriminimit dhe dhunës ndaj grave, vajzave, djemve dhe burrave në nevojë në nivel vendor. Programi ICR financohet nga USAID Shipëri, zbatohet nga UNDP Shqipëri në partneritet me bashkitë Durrës, Kurbin dhe Lezhë. Në nivel kombëtar, progami ICR bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale

Tre Qendrat ‘’Fuqizojmë Komunitetin’’ në të tre bashkitë janë ngritur si pjesë e programit ICR në bashkëpunim me tre OJF me “World Vision Albania” “ Të ndryshëm dhe të barabartë” dhe Qendra Komunitare “Sot për të Ardhmen” me qëllim garantimin e shërbimeve të integruara sociale për burrat dhe graë në nevojë. Qendrat ofrojnë shërbime të mbështetjes psikosociale, terapi të të folurit, fizioterapi, programe passhkollore, progame rehabilitimi dhe riintegrimi për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës në familje dhe programe mentorimi për punësim. Përveç kësaj, Qendrat shërbejnë si vend fuqizimi profesional, koordinimimi dhe referimi mes profesionistëve në nivel vendor.

--

--

No responses yet