Një histori për arsimin dhe solidaritetin evropian

Fëmijët e kopshtit “Evropa” me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Shtator 2021
Kopshti “Evropa” në Qerekë, Bashkia Krujë
Nga përurimi i shkollës 9-vjeçare “Korb Muça” & kopshtit “Evropa” në Qerekë, Bashkia Krujë
Konsultime publike me angazhimin e fëmijëve, mësuesve dhe prindërve në Tiranë
Ëndrrat e fëmijëve janë bërë realitet!
Vizitë monitoruese me Kryeministrin e Shqipërisë, Kreun e Delegacionit Evropian në Shqipëri dhe Përfaqësuesin e UNDP

“Më kujtohet shkolla jonë e vjetër, gjatë ditëve të ftohta të dimrit ngroheshim me një sobë me dru. Shpesh shiu përmbyste të gjithë klasën dhe mësimi pezullohej derisa klasat të “thaheshin”, për të mos përmendur bankat dhe tavolinat që ishin gati duke u shkërmoqur. Kujtime të trishtueshme!”

Më 26 nëntor 2019, shkolla jonë u dëmtua tërësisht. Për dy vite kemi bërë mësim me turne në një shkollë këtu pranë teksa e jona po rindërtohej. Tani që kemi nisur orët e mësimit në shkollën tonë të re të mrekullueshme, ndihemi shumë më të motivuar për të fituar njohuri, ndihemi më të sigurt, ndihemi sikur mund të pushtojmë botën”.

Shkolla 9-vjeçare “Gjokë Elezi” në Laç, Kurbin, para rindërtimit
Fatjona Palaj, nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Gjokë Elezi” në Laç, Kurbin
Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Gjokë Elezi”, pas rindërtimit

“Ky vit i ri shkollor e gjeti djalin tim Dionin në një shkollë të re. Ambiente bashkëkohore sipas standardeve më të mira evropiane, që përputhen mirë me vizionin dhe misionin e shkollës: një shkollë pa barriera, e cila u jep nxënësve njohuri dhe i përgatit për të ardhmen”.

Prindi Ejona Cerepi me djalin e saj në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”, Bashkia Kavajë
Shkolla 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”, para dhe pas riparimit

“Dioni ndjen se kreativiteti i tij po lulëzon në këtë mjedis të ri me standarde të larta për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Klasat, laboratorët dhe bibliotekat u ofrojnë nxënësve mundësinë për të ndjekur ëndrrat e tyre. Nga ana tjetër, fushat sportive u japin fëmijëve tanë mundësinë që të qëndrojnë të shëndetshëm” — thotë Ejona.

Sot në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”, Bashkia Kavajë

“Tërmeti i tmerrshëm e shkatërroi shkollën tonë. Falë “EU4Schools” po jetojmë një realitet tjetër. Çdo ditë marrim kërkesa për t’u regjistruar këtu nga fëmijë të shkollave fqinje. Mësimdhënia jonë është bërë shumë më shumë produktive! Laboratorët, fushat sportive, palestra, sistemi i ngrohjes dhe çdo gjë tjetër është absolutisht ndryshe dhe absolutisht më e mirë”.

Mësuesi Naim Alla, në shkollën 9-vjeçare & kopshtin “Sherif Dervishi” në Budull, Bashkia Krujë
Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Sherif Dervishi”, para & pas rindërtimit nëpërmjet Programit “EU4Schools”
Sot pas rindërtimit, në shkollën 9-vjeçare & kopshtin “Sherif Dervishi” Budull, Bashkia Krujë
Fëmijë të lumtur të rikthyer në shkolla dhe kopshte.

--

--

Love podcasts or audiobooks? Learn on the go with our new app.

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store