Një zgjidhje nga dora e njeriut ndaj sfidave të natyrës

UNDP do të mbështesë Bashkinë Lezhë në administrimin e rrezikut të lartë të katastrofave natyrore

UNDP albania
6 min readMay 19, 2020

Lezha është nje bashki në veri-perëndim të Shqipërisë, ku 106,245 banoret e saj jane te vendosur në dy zona kryesore urbane dhe 65 fshatra.

Si shumica e vendit, territori i saj ofron diversitet peizazhesh dhe rezerva natyrore të mbrojtura të cilat nuk janë asgjë më pak se një pamje për tu admiruar. Pjesa perëndimore përbëhet nga një vijë e gjatë bregdetare me plazhe ranore, ndërsa në lindje adopton gradualisht karakteristika kodrinore dhe malore. Ndërsa në pjesë të tjera terreni është nën-nivelin e detit, me degë të lumenjve Drin dhe Gjadër që kalojnë në veri-perëndim të saj dhe Lumit Mat me deltën e tij që kufizojnë pjesën lindore të bashkisë.

Rana e hedhun, Lezhe, Shqiperi. Foto: IntoAlbania

I njëjeti variacion gjeomorfologjik i cili i jep bashkisë bukurinë është, fatkeqësisht, ai që e bën administrimin e rreziqeve të ndryshme natyrore një sfidë te madhe. Për Lezhën, kjo sfidë është posacërisht e rëndësishme për tu adresuar, duke marr parasysh faktin se kjo bashki shërben si nje shëmbelltyre e arsyes pse Shqipëria renditet e para mes shteteve Europiane në Indeksin e Rrezikut për Katastrofa (për periudhën 2011–2019), me rreziqe të natyrës hidrologjike, meteorologjike, klimatologjike dhe gjeofizike.

Tërmeti i 26 Nëntorit i cili goditi dhe Lezhën, riktheu vëmendjen edhe ndaj rrezikut të përhershëm sizmik me të cilin përballet territori i saj.

“Kam 72 vite që banoj në këtë shtëpi — aq e kam dhe moshën. Shtëpia është ndërtuar para 500 vitesh, që nga pjesëtari i parë i familjes tonë. Tërmeti i parë që e dëmtoi shtëpinë ra 1979 — pjesa e parme e shtëpisë është rregulluar atëhere. Tërmeti i 21 Shtatorit e dëmtoi përsëri dhe i plasariti muret. Pastaj goditi tërmeti i 26 Nëntorit dhe shtëpinë ma vlerësuan si të pa-banueshme,” tha Gjergj Palaj, banues i fshatit Spiten, duke treguar krisje të thella brënda dhe jashtë shtëpisë ku ka kaluar gjithë jetën e tij.

Po aq me pasoja janë përmbytjet që ndodhin shpesh nga lumenjtë Drin dhe Mat, si dhe nga përmbytjet e detit. Përveçse rrezikojnë jetën e mijëra banorëve, përmbytjet janë gjithashtu një kërcënim për bujqësinë — e cila është një mënyrë për të siguruar jetën për shumë prej tyre.

Foto e një fshati të përmbytur në Bashkinë Lezhë (Foto: UNDP)

Rreziqe të tjera natyrore që rrezikojnë zhvillimin e Lezhës dhe sigurinë e qytetarëve të saj variojnë nga rrëshqitjet e dheut dhe shkëmbinjve, deri te zjarret ose bllokimet nga bora. Përshpejtimi i ndikimeve të ndryshimeve klimaterike, i manifestuar nga një rritje në nivelin e detit dhe ndryshimi i regjimit të reshjeve, rrisin me shume mundësinë e përmbytjeve.

Erozioni dhe rritja e nivelit të detit janë manifestime të përshpejtimit të impakteve që kanë ndryshimet klimaterike (foto: UNDP)

“Fshati gjithmonë ka patur problem përmbytjet. Cdo vit këneta përmbytjet — gruri është mbjellur dy, tre herë dhe nuk është korrur,” tha Kol Gjeta, Kryetar i fshatit Tresh, duke treguar fusha të cilat shtrihen pas tij.

Cdo vit që kalon, më shumë banorë hezitojnë të mbjellin tokat e tyre, të shqetësuar se vlera e të gjithë produkteve do të shkojë dëm për shkak të nje force e cila është jashtë kontrollit të tyre. Nevoja për ta ndryshuar këtë prirje dhe për të gjetur zgjidhje te bazuara ne zhvillimin e qëndrueshëm është bërë më urgjente se kurrë.

UNDP ndihmon autoritetet lokale ne pergatitjen ndaj rreziqeve të mundshme.

Përballë tërmetit të 26 nëntorit, i cili preku në mënyrë të konsiderueshme vendin në aspektin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor, dhe duke marre parasysh mungesën e pregatitjes se mjaftueshme për tu përballuar me katastrofat natyrore në disa fronte, UNDP, Bashkia e Lezhës dhe Co-Plan, një think-tank vendor i specializuar në zhvillimin urban, nisën një projekt pilot me qëllim zhvillimin e tre instrumenteve për përballimin e rreziqeve natyrore: një vlerësim i rreziqeve nga katastrofat natyrore, i pari në llojin e tij, një dokument që përcakton përparësitë strategjike për përfshirjen e zvogëlimit të rrezikut nga katastrofat në planet e zhvillimit të Bashkisë Lezhë dhe përgatitjen e një plani vendor të emergjencave civile.

Që ne fillim te heres, projekti u konceptua si një mënyrë për të ndihmuar bashkinë të forcojë qëndrueshmërinë e saj dhe të sigurojë nje zhvillim qe merr parasysh rreziqet, duke parë që bashkitë janë dera e parë ku qytetarët do të trokasin me shqetësimet e tyre rreth rreziqeve. Ekspozimi më i lartë i Lezhës, krahasuar me bashkite e tjera, ndaj rreziqeve natyrore eshte nje mundesi e mire për të testuar metodologjinë ndaj rreziqeve të ndryshme dhe të ofrojë një model praktik për t’u zbatuar në bashkitë e tjera.

Në këtë kontekst, UNDP do të testojë dhe sigurojë që qasja, metodologjia dhe aplikimi të jenë të mire- akorduara dhe të gatshme për tu aplikuar në bashkitë e tjera të Shqipërisë.

Termeti i 26 Nentorit demtoi edhe Lezhen — i fundit i shume prej tyre gjate historise se bashkise (Foto: RTSh)

Një ekip i përbashkët ekspertësh po punojnë për të realizuar vlerësimin e rrezikut, duke përdorur një larmi instrumentesh që ndërthurin qasjet me pjesëmarrje dhe shkencore. Këto qasje variojnë nga vëzhgime të drejtpërdrejta dhe intervista gjysmë të strukturuara me palët e interesuara përkatëse, siç janë qytetarët, ekspertët dhe bizneset, deri te percaktimi i rreziqeve me pjesemarrje te gjere dhe diskutime tematike me fokus grupe në varësi të llojit të rrezikut. Ekspertët po perdorin studime te kryera me pare, drone për të monitoruar zona kritike të rrezikut dhe konsultimin me eksperte të specializuar për vlerësim të thelluar dhe zhvillim të skenareve të rrezikut.

Për UNDP, nevojat e njerëzve janë prioritet thelbësor. Për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe që zërat e të gjithë palëve të interesuara të dëgjohen në zhvillimin e Planit Vendor të Zvogëlimit të Rrezikut të Fatkeqësive, UNDP zhvilloi konsultime me strukturat e qeverisjes vendore, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët. Komisioni i sapo-krijuar për Mbrojtjen Civile në nivel bashkiak përfshin përfaqësues nga shoqëria civile, komuniteti fetar dhe bizneset lokale.

Nje nga takimet e para te Komisionit per Mbrojtjen Civile, ku mori pjese edhe Perfaqesuesja e Perhershme e UNDP Limya Eltayeb (Foto: UNDP)

Ligji “Për Mbrojtjen Civile” siguron bazën për projektin dhe tre “instrumentet” që do të prodhojë, ndërsa metodologjia e përdorur është në përputhje me Kuadrin Sendai për Zvogëlimin e Rriskut nga Fatkeqësitë.

Kur të përfundojë, ky projekt do të jetë thelbësor për të ndihmuar Lezhën të jetë më e mirë-pregatitur për fatkeqesite e mundshme në të ardhmen në nivelin bashkiak. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk duhet të ndërpritet vazhdimisht nga veshtiresi e probleme që mund të parashikohen, ato mund të zbuten dhe të mirë-menaxhohen. Ky projekt synon të udhëheqë rrugën drejt këtij qellimi.

Qytetarët e Lezhës, të cilët kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të kësaj beteje me natyrën, do të jenë përfituesit kryesor të projektit.

--

--

No responses yet